Ne foto, pamje nga autobusi qe merr flake
Një autobus i linjës Durrës-Plepa mori flakë mëngjesin e sotëm teksa ishte në lëvizje.
Autobusi u përfshi nga flakët te zona e Unazës në Kënetë, njofton policia.
Nuk ka pasur dëme në njerëz ndërkohë që autobusi është bërë i papërdorshëm. Flakët u fikën nga zjarrfikëset që arritën në vendngjarje ndërsa policia ka nisur hetimet.











