Gjykata e Tiranës ka dhënë masën arrest shtëpie me mbikqyrje elektronike për Jurgen Kurtin, 23-vjeçarin e dyshuar për vrasjen e të atit disa ditë më parë.
Ndërsa për dajën e tij, Leonard Ristani, masa e arrestit do të jepet në spital, ku po merr dhe mjekimin.
I riu qante gjatë gjithë kohës në sallën e gjyqit. Pavarësisht se Gjykata e Krimeve të Rënda i caktoi masën e sigurisë “arrest shtëpie”, Jurgen Kurtit nuk i pushonin lotët edhe kur gjykatësja po lexonte vendimin.
Jurgen Kurti dhe daja i tij janë autorët e dyshuar të vrasjes së 50-vjeçarit Artur Kurti, tri ditë më parë në zonen e Bllokut ne Tiranë. Policia tha se konflikti ka ardhur pas disa zënkash në jetën bashkëshortore të viktimës. Të dy të dyshuarit kanë pranuar krimin.












