• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Greqia, studim për linjë hekurudhore me Shqipërinë

admin by admin
7 April, 2016
in Ekonomia
0
Greqia, studim për linjë hekurudhore me Shqipërinë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Rajonit të Epirit, në Greqinë  Veriore, ka shpallur konkurrimin për këshillim teknik dhe studimin mbi zhvillimin e ndërtimit të rrjetit hekurudhor mes këtij rajoni dhe Shqipërisë. Sipas burimeve  zyrtare greke kompania që do të studiojë ndërlidhjen e dy rrjeteve hekurudhore mes Greqisë dhe Shqipërisë,  do të duhet të bashkëpunojë edhe me autoritetet shqiptare të hekurudhave .
Ndërkohë, financimi për këtë proces paraprak tashmë është shpallur nga Qarku dhe është njoftuar për prokurim. Burimet mediatike greke kanë pohuar se ende nuk ka një interesim nga hekurudhat shqiptare për këtë projekt, por mes të dy vendeve vitet e fundit ka pasur vullnet pozitiv në këtë drejtim.
Ngritja e rrjetit hekurudhor mes Greqisë dhe Shqipërisë,  në kuadër të projekteve të Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor, do t`i ndihmonte jo vetëm përmirësimit të lëvizjes së mjeteve dhe mallrave,  por edhe nxitjes së Turizmit. Sipas zyrtarëve të Prefekturës së Janinës, komiteti i përbashkët Shqipëri – Greqi, në parim, e ka miratuar këtë projekt dhe mbetet të hidhen hapa konkretë për realizimin e tij.
Pak vite më parë në nivele teknike në kuadër të rrjeteve hekurudhore ishte diskutuar edhe lidhja e Pogradecit dhe Korçës, në anën  shqiptare, me zonën e Kozanit dhe më tej Selanikut, në anën greke përmes rrjetit hekurudhor. Ndërsa Greqia ka sot  një sektor efikas të  transportit hekurudhor, në Shqipëri ky sektor ka degraduar dhe aktualisht ndodhet në një krizë të thellë, gati në ndërprerje të plotë.

 

Hekurudhat shqiptare në krizë

Prej  vitit 1985 Shqipëria lidhej me rrjetin hekurudhor ndërkombëtar vetëm nëpërmjet linjës Shkodër-Hani i Hotit-Podgoricë të Malit të Zi. Kjo linjë u dëmtua dhe doli jashtë përdorimit gjatë trazirave të vitit 1997 dhe nuk  funksionoi  deri në vitin 2002 , kur megjithëse  u bë rilidhja e saj me Malin e Zi, sot ka disa linja të dëmtuara e jashtë funksionimit.
Sipas të dhënave të hekurudhës shqiptare, në vitin 1990 ky sektor kishte në gjendje: 2300 vagonë mallrash dhe 114 vagonë udhëtarësh mbi dy dekada të vjetra, ndërsa tani kjo shifër numërohet me gishta.
Ndonëse sektori hekurudhor në Shqipëri kishte një traditë për shkak të investimeve italiane dhe austriake që në vitet 1916-1920, deri në vitet  90-të si pjesë e kësaj trashëgimie  funksionoi linja industriale me gjatësi 37 km që transportonte prodhimet e Minierës së Bitumit nga Selenica në Vlorë.
Gjatë periudhës komuniste ritmet e ndërtimit të rrjetit hekurudhor u rritën falë kontributit vullnetar. Në  fund të viteve 1990 ky  rrjet  përbëhej nga 730 km linja hekurudhore nga të cilat 447 km ishin kryesore njëkaluese, ndërsa pjesa tjetër degëzime industriale dhe linja dytësore. Pas viteve nëntëdhjetë, me përmbysjen e sistemit komunist ky sektor nuk njohu zhvillim për një seri faktorësh.
Në vjeshtën e vitit 2008  Shqipëria humbi në Arbitrazhin Ndërkombëtar gjyqin me Kompaninë e njohur amerikane “General Electric” duke u detyruar të paguajë  10 milionë dollarë gjobë, si pasojë e prishjes së kontratës për ndërtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës. Firma amerikane “General Electric” e hodhi në gjyq shtetin shqiptar në korrik të vitit 2006, pasi qeveria “Berisha” rrëzoi kontratën e lidhur me të nga qeveria e mëparshme “Nano” për ndërtimin e linjës moderne hekurudhore Tiranë-Durrës.
Projekti përfshinte modernizimin e  Hekurudhës “Tiranë-Durrës”, 38 kilometra,  si dhe ndërtimin e një linje të re hekurudhore 6 kilometra për të krijuar lidhje me aeroportin “Nënë Tereza”.
Në korrik të vitit 2015 Ministria e Transportit njoftoi se kishte pranuar ofertën e dy kompanive për marrjen me koncesion të segmentit hekurudhor Fier-Ballsh dhe Fier-Vlorë për 25 vjet, por edhe ky koncesion ngjalli polemika të forta mes pozitës dhe opozitës pasi një nga përfituesit  ishte kompania e djalit të deputetes së partisë në pushtet Valentina Leskaj. Partia Demokratike ka kërkuar madje që zonja Leskaj të heqë dorë nga mandati i deputetes dhe kjo çështje pritet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

Zëri i Amerikës

Previous Post

VIDEO/ Femrat kapen për flokësh për një vend parkimi

Next Post

Vlorë, vdekja e tifozit në shkallët e stadiumit, prokuroria nis hetimet

admin

admin

Next Post
Vlorë, vdekja e tifozit në shkallët e stadiumit, prokuroria nis hetimet

Vlorë, vdekja e tifozit në shkallët e stadiumit, prokuroria nis hetimet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.