Hashim Thaçi u betua sot në parlamentin e Kosovës duke marrë detyrën për të cilën u zgjohd pak javë më parë.
Ai zëvëndëson në këtë post Atfete Jahjagën.
Ky është betimi i Hashim Thaçit:
Betohem se me tërë fuqinë time do ti shërbej ruajtjes së pavarësisë, sovranitetin dhe integritetit territorial të Republikës se Kosovës. Betohem se do ta respektojë dhe mbrojë kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Me shumë përgjegjësi do t’i kryej obligimet e mija, BETOHEM.
Seanca parlamentare u zhvillua ne pak minuta dhe pas përfundimit te betimit u mbyll.












