Gazetari Artan Hoxha tha mbrëmë në një emision në tv Klan se gazetarë anglezë kanë rënë në gjurmët e kompanie shqiptare të regjistruar në Londër e cila sipas tij është mbulesë e një politikani shumë të fuqishëm shqiptar
Hoxha tha në emisionin Opinion se kompania zotëron 51 tituj pronësie, me një vlerë prej 70 milion paund, të cilat janë investuar në zonën A (zona1) të Londrës, dhe këto prona janë në emrin e një shqiptari nga një rreth i veriut të Shqipërisë.
E gjithë kjo pasuri sipas gazetarit Hoxha është vënë nëpërmjet bursës së arit në vitet 2002-2003, dhe anglezëve u rezulton se ky është ar i ardhur nga Shqipëria.
Por kush është ky politikan i fuqishëm shqiptar që ka një pasuri të tillë në Londër, prej 70 milion paundësh e barazvlefshme me 140 milion dollarë?
Në vitin 1999, rezervat e arit në Krrabë të Tiranës u grabitën dhe deri sot nuk janë gjetur vjedhësit e tij. Vetëm një oficer i sigurisë është arrestuar në atë kohë.











