Gruaja e cila mëngjesin e sotëm u plagos me armë zjarri nga bashkëshorti i saj gardist, ka ndërruar jetë në spital.
Burime nga QSUT bëjnë të ditur se 28-vjeçarja I. Dervishi, nuk ka mundur ti rezistojë plagëve të marra nga arma e shërbimit të bashkëshortit të saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Gardisti Admir Dervishi ka qëlluar më armën e punës së tij bashkëshorten pas një sherri në familje.











