Foto Ilustruese
Një 37-vjeçar nga Devolli ka humbur jetën aksidentalisht teksa peshkonte. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shuec, Komuna Qendër, në Devoll.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se grepi i peshkimit ka rënë në kontakt me tensionin e lartë, duke i shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme peshkatarit me inicialet O .H.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për rrethanat e ngjarjes.












