Qeveria ka futur një skemë të re për pagesën e papunësisë duke e ulur atë gati dy herë në raport me pagesën që kryhej me pagesën e vjetër.
Me nje vendim te posacem, pagesa e papunesise për një muaj eshte rritur 60% por është ulur numri i muajve që përfitohet kjo pagesë.
Keshtu nese me pare, nje i papune perfitonte 6850 leke ne muaj, tani perfiton 11 mije leke ne muaj.

Por shuma e parë përfitohej për 12 muaj rresht ndërkohë që e dyta vetëm 3 muaj.
Perfitimi nga pagesa e papunësisë sipas skemës së vjetër ne nje vit ishte 88 mijë lekë, ndersa me rregullat e reja është vetëm 33 mijë lekë në vit.












