Policia ia ka dalë të zbardhë dinamikën e plagosjes me armë zjarri që ndodhi sot pasdite në Linzë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30 të ditës së sotme. Besim Lata kundërshtonte lidhjen e vajzës së tij me të plagosurin Arben G.
Bashkë me të birin, të identifikuar me inicialet B.L. ka shkuar sot në shtëpinë e Arbenit për të marrë të bijën.
Lata ka qënë i pajisur me armë zjarri. Ka pasur debate dhe konflikt kur kanë arritur në shtëpinë e Arben G, pasi vajza nuk ndodhej në shtëpi.
Në inat e sipër, Besim Lata ka nxjerrë armën e zjarrit dhe ka qëlluar disa herë mbi Arben G.
Ky i fundit ka mbetur i plagosur lehtë dhe gjendet në QSUT për mjekim. Nga ana tjetër, Policia arrestoi babanë e vajzës, ndërsa është ende në kërkim vëllai i saj, B.L












