Fotot që shoqerojnë tekstin janë marrë tek Spitali Pediatrik në QSUT.
Njëri prej këtyre qenve kafshoi nga të pasmet një infermiere të pediatrisë ndërsa po transportonte kampionet e analizave, tha një dëshmitar.

Të ndjekur nga rrugët e qytetit qentë kanë gjetur strehim tek spitali.

Një tufë prej rreth 15 qensh janë sistemuar përpara pediatrisë dhe në lulishten rreth saj duke u kthyer në një rrezik serioz për punonjësit, pacientët si dhe kalimtarët.












