Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu është i njohur përsa i përket rehabilitimit të rrugëve të bashkisë që ai drejton, por po ashtu është dhe i njohur përsa i përket emrave që u ka vendosur rrugëve. Tashmë rrugëve, “Berluskoni”, “Manhatan”, “Las Vegas” etj do ti shtohet dhe rruga OSBE. Në nisjen e procedurës për ndërtimin e Rrugës OSBE, Mziu ka parashikuar të shpenzojë 25 milionë lekë.

Rruga do të ndërtohet për 70 ditë dhe fillimi i ndërtimit të saj pritet të jetë në qershor.
Rruga “OSBE” hap kështu një moment tjetër të emërtimit të rrugëve në Kamëz, atë të institucioneve ndërkombëtare.











