Në Tiranë tek “Pallati me Shigjeta” ëshë duke u zhvilluar një protestë nga ana e romëve për mbylljen e tregut. Në këtë vend po bëhen punime pasi do të kalojë Unaza e Madhe, por romët janë mbledhur në një protestë pasi pas prishes së shtëpive ata shprehen se ju prishën edhe tregun tek i cili ata nxjerrin bukën e gojës. “Pas shembjes së shtëpive, po na heqin edhe tregun Tiranë. Me tregun jetonim, nuk kemi punë, jemi në rrugë”, shprehet njëri prej protestuesve. Prishja e tregut po bëhet në kuadër të projektit për ndërtimin e Unazës së Re.












