Një pistoleta e tipit “44 Magnum” me numrat e serisë të fshira, një kapuc dhe dorashka kanë bindur policinë italiane sot se shqiptari i arrestuar prej tyre është i përfshirë ën ngjarje të mëdha kriminale.

Një shtetas shqiptar, i cili jetonte ilegalisht në Itali është kapur me drogë dhe pistoletë. Pas kontrollit në apartamentin e M.D., 21 vjeç karabinierët gjetën armën dhe fishekë, të cilët i kishte fshehur në kutinë e ilaçeve.

Gjithashtu, policia gjeti në banesën e 21-vjeçarit pesë doza kokainë, substancë për përzierjen e saj, 9 telefona dhe para. Por si gjithnjë ka gjetur edhe më të zakonshmen, një vajzë 20 vjeçe me shtetësi shqiptare, e cila sipas policisë italiane ushtronte profesionin e prostitutës në Monza.











