Kryeministri Rama ka shprehur dhimbjen e tij sot për vdekjen në moshë ende të re të arkitektes me famë botërore Zaha Hadid.
“U shua papritur Mbretëresha e Harqeve, ylli i arkitekturës ultramoderne ZAHA HADID, e cila godinat i bëri xhevahire në trupin e qyteteve të botës. Lamtumirë Madhëri!”, shkruan Kryeministri i cili edhe vet është i lidhur pas arkitekturës.

Por për shkak të formatit prej politikani dhe më pak artisti ai mund të gjente kohë të shkruante edhe dy fjalë për gjeniun e diplomacisë europiane, ish ministrin e Jashtëm gjerman, Gensher i cili vdiq sot. Gensher ka një rol në demokratizimin e Shqipërisë dhe është futur në historinë e saj si politikani i parë perëndimor që kërkoi të cante bllokun komunist të Tiranës.












