Dita e premte, prej kohësh, njihet si dita e takimeve te Vila 30. Edi Rama dhe Ilir Meta, nën shoqërinë e “të përzgjedhurve” selektive, sipas humorit të tyre gjatë javës, e kanë bërë “traditë” këtë takim për çdo të premte.
Por sot, e premte 1 prill 2016, një gjë e tillë nuk ndodhi.
Kompleksi i 1 prillit, ditës së gënjeshtrave, datë e cila sot “i bashkëngjitej” të premtes së takimeve te Vila 30, shmangu këtë takim.
Megjithëse takimi i sotëm, kishte edhe një arsye tjetër, përkujtimin e “aleancës” së 1 prilli i vitit 2013, sërish ishte shkak i pamjaftueshëm që Rama, Meta & Co, të takoheshin sot.











