Dy turistë të huaj kishin humbur kontaktet prej ditës së enjte në malet e Dibrës. Ata janë një shtetas çek dhe një francez. Ata kanë qenë të pajisur me GPS, por prej shumë orësh ai nuk ka patur sinjal. Policia e Dibrës ka kërkuar ndihmë që kërkimi tyre të bëhet me helikopter për shkak të terrenit mjaft të thyer dhe të vështirë. Sot është bërë e mundur gjetja e tyre pasi kishin humbur prej ditës së djeshme kontaktet në Malin e Korrabit.












