Kjo foto është e vërtetë, deputeti socialist Koco Kokëdhima është mbajtur 4 karrige dhe një korridor larg Kryeministrit Rama gjatë takimit që sot u zhvillua në qytetin e Vlorës.
![]()
Rama është ulur në krah të deputetit Fatmir Toci dhe deputetes Valentina Leskaj, secili prej tyre i pakënaqur me ato që bën Kokëdhima në qarkun e Vlorës.
Kordinatori i PS, praktikisht njeriu më i ë rëndësishëm i partisë në zonën Vlorë Gjirokastër është spostuar në prag të referendumit.
Rama nuk e ka bërë këtë gjë me asnjë prej kordinatorëve. Ai mban afër Ballën në Elbasan, Bushatin në Shkodër, Nikollen në Lezhë, Klosin në Durrës etj.












