Korespondetja e Tv Klan në Maqedoni, Arta Tahiri, në lidhje telefonike me emisionin Opinion, ka bërë sjellë një raportim se si u publikua video hot midis deputetes Ermira Mehmeti dhe zv/ kryeministrit Musa Xhaferi dhe si e ka pritur opinioni në Maqedoni këtë video, ky dy politikanët janë kapur në një bisedë audio me nota erotike.
Sipas saj, mediat në Maqedoni e kanë të ndaluar të transmetojnë të tilla gjëra, dhe kjo është publikuar në rrjetet sociale dhe mediat kosovare.
Gazetarja vuri në dukje se qytetarët kanë pasur qëndrime të ndryshme sa i përket publikimit ose jo të videos. Disa janë shprehur pro dhe disa kundër.











