Dy murgesha janë bërë të famshme për kultivimin e produkteve të marijuanës. Fotografët Shaughn Crawford dhe John DuBois , gjetën mundësinë për të dokumentuar të gjithë procesin e rritjes së marijuanës dhe prodhimin e produkteve të saj. Aktualisht murgeshat nuk e konsiderojnë veten katolike tradicionale.

Ajo që ato besojnë është në të punuarit për të ngushtuar hendekun midis tokës dhe njerëzve që vuajnë. Ato e bëjnë këtë duke kultivuar hashash. Produktet e tyre organike trajtojnë një shumëllojshmëri sëmundjesh, duke përfshirë edhe dhimbjet e shpinës, migrenën e të tjerë.

Gjithashtu çdo kavanoz ‘bekohet’ përpara se të shitet në dyqanin online. Murgeshat 8Motrat janë të licencuara për kultivimin e marijuanës mjekësore, e cila rritet në Luginën Qendrore Kalifornisë. /Shqip/














