Kur seanca rifilloi pas pushimit fjalën e mori nënkryetari i grupit PS, Taulant Balla duke i kërkuar opozitës të zbatojë ligjin e dekriminalizimit me dorëzimin e Strazimirit për armëmbajtje pa leje. Në përgjigje te tij, kryetari i grupit PD, Edi Paloka ka deklaruar se armën ia jepte ligji.
“
Ne na kërkojnë të lëshojmë foltoren ndërkohë që këta kanë kapur Kushtetutën. Strazimiri kanë pasur me të drejtën e ligjit të mbajnë armë. Vënë shenjën e barazimit me trafikantët. Foltorja nuk është e juaja është e parlamentit, sepse kartonat nuk janë tuajat portë parlamentit. Këta e kanë kthyer Parlamentin në krizë kushtetuese. Të jeni të bindur se ky parlament me këtë krim do të marrë përgjigjen” , është shprehur Paloka.












