Në selinë e Partisë Demokratike është duke u mbajtur një mbledhje me dyer të mbyllura e Departamenteve të kësaj partie.
Mësohet se kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur departamentet për të finalizuar programin në ekonomi, financë, shëndetësi, infrastrukturë, çështje sociale, nxitje e zhvillim i bujqësisë.
Alternativa që PD propozon është: ulja e taksave, nxitja e investimeve, punësimi e lufta ndaj korrupsionit, dalja nga kriza ekonomike dhe varfëria.












