“Dashuria është si lule; Miqësia është si një pemë strehimi ” Një miqësi e mirë është e domosdoshme kur është fjala për të qëndruar të angazhuar dhe seksualisht të kënaqur në një marrëdhënie, shkruan iheartintelligence.com, transmeton Gazeta Express.

Hulumtimet e bëra në një universitet në SHBA kanë konstatuar se miqësia dhe jo seksi janë sekreti i një lidhje të shëndoshë dashurie. Ky hulumtim ka treguar se çiftet që kanë qenë shokë të ngushtë dhe pastaj kanë rënë në dashuri e kanë shumë më të qëndrueshme lidhjen sesa çiftet që janë njoftuar vetëm për të kryer marrëdhënie seksuale.

Dashuria e vërtetë nuk është se sa shpesh ju keni marrëdhënie seksuale. Dashuria e vërtetë kërkon miqësi thelbësore. Miqësia është përbërësi më i rëndësishëm në recetën e dashurisë.











