Policia ka ndaluar përmes një grupi të paidentifikuar policësh kryetarin e PD-së, së njësisë 5 në Tiranë, Cim Babasi ndërkohë që po qëndronte në një lokal.
Lajmi u konfirmua nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha i cili tha se kryetari lokal i PD-së është rrëmbyer nga policia. Ai deklaroi se ka ndërmend të shkojë tani në komisariatin ku është ngujuar.












