Një numër i madh qytetarësh u përplasën sot me policinë në Parkun e Liqenit. Opozita ka organizuar një protestë tjetër për të ndaluar ndërtimin e një parku për fëmijë në pjesën e gjelbër të Parkut.
Forcat e ndërhyrjes së Shpejtë kanë sulmuar protestuesit ndërkohë mbështetës dhe deputetë të PD janë përfshirë në përleshje.
Bashkia e Tiranës pavarësisht kundërshtimit të qytetarëve të Tiranës ka vijuar ndërtimin duke hedhur beton dhe prerë dhjetra pemë.

Protestat u nisën nga shoqëria civile dhe më pas gjetën mbështetjen edhe të opozitës.
Kjo është dita e dytë që qindra mbështetës të opozitës janë përfshirë në protestë. Parku i Lojërave nuk ka gjetur mbështetjen e banorëve të Tiranës të cilët kanë të vetmen pikë rekreacioni të qytetit të tyre Parkun e Tiranës.

Ndërkohë parku i lojërave është pa një leje të rregullt ndërtimi dhe vendimi i KRT nuk i firmos nga një pjesë e anëtarëve.











