Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli shoqëroi sot Kryetarin e PD-së, Lulzim Basha në vizitën e tij në Shkodër.
E njohur si kritike e kryetarit të ri të PD-së, ajo ka munguar në shumicën e aktiviteteve që PD ka zhvilluar në këtë qytet, përfshirë edhe ato ku Lulzim Basha ka marrë pjesë.
Basha ka vizituar arqipeshkvinë e Shkodrës dhe Pultit i shoqëruar nga Jozefina Topalli, Voltana Ademi e përfaqësues të tjerë të PD-së.
Pas vizitës Basha uroi të gjithë besimtarët e krishterë për paqe, shëndet e dashuri në familjet e tyre.
Basha ka vizituar sot edhe kishen e Lezhes.













