Shqipëria e nis me gol pjesën e dytë të miqësores me Austrinë.
Ka qenë Lenjani i cili në minutën e parë të pjesës së dytë, rrëmben një top në mesfushë dhe niset me shpejtësi drejt portës. Del i vetëm dhe godet me të majtën duke realizuar një gol mjaft të bukur. Me këtë gol, ngushtohet diferenca në 2 – 1 për Austrinë.












