Rezearta Caushaj, aktiviste e shoqërisë civile që po kundërshton ndërtimet tek Parku i Liqenit, është goditur nga policia bashkiake me shkelm në bark duke e lënë pa frymë. Ajo ndodhet e shtruar në spital, ku analizat tregojnë se gjendja është shumë e rëndë.
Përballë kësaj gjendje, mësohet se ende nuk kanë shkuar në spital efektivët e policisë për ti marrë dëshminë.












