Një person është plagosur mëngjesin e sotëm në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Stadiumit “Loro Boriçi”.
Viktimë e të shtënave me armë zjarri ka mbetur një 35-vjeçar, i cili dyshohet se është kambisit, ende i paidentifikuar. Ai është dërguar në spital ku i është dhënë ndihma e parë mjekësore.
Pas atentatit, autorët janë larguar nga vendngjarja. Mësohet se kanë qenë dy autrë, me skafandra të cilët lëviznin me një motor.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.












