Gjykata e Hagës dënoi sot me 40 vjet burg ish-liderin e serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, ndaj të cilit rëndonin akuza të shumëfishta. Në leximin e vendimit, gjykatësit e kanë shpallur Karaxhiç të pafajshëm për akuzën e genocidit, ndërsa e kanë shpallur fajtor për krime kundër njerëzimit në zona të ndryshme të Bosnjes, shfarosje, shkelje të rregullave të luftës, etj.
Vetë Karaxhiç, aktualisht 70 vjeç, i mohoi akuzat e gjykatës.











