• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ALEKSANDER MEKSI/26 vjet nga Revolta në Stadiumin e Kavajës

admin by admin
24 March, 2016
in Opinion
0
ALEKSANDER MEKSI/26 vjet nga Revolta në Stadiumin e Kavajës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ne foto, pamje nga ndeshja Besa-Partizani ne stadiumin e Kavajes, 25 mars 1990

Pas rënies së Murit të Berlinit dhe Bashkimit të dy Gjermanive ishte e qartë për këdo se sistemi komunist kishte falimentuar dhe përfundimisht dhe transformimet demokratike filluan në të gjitha vendet e ish lindjes komuniste. Ky proces i filluar nga Gorbaçovi në mëmëdheun e komunizmit me dy parullat emblemë : transparencë e pjesëmarrje, shkallë-shkallë preku të gjitha këto vende. Veç Shqipëria komuniste e Ramiz Alisë dhe Partisë së Punës, që nuk perëndon, nuk tundej nga istikami.

Kavaja mund të quhet me plotë gojë si djepi i parë i kundërshtimit masiv të shqiptarëve ndaj regjimit komunist, ku gjithë banorët e saj, me kurajë dhe guxim e në mënyrë spontane apo thuajse të paorganizuar filluan rezistencën apo revoltën reale. Dy muaj më parë në mes të janarit ishin shkodranët demokrat të kahershëm që tentuan të rrëzonin bustin e gjakësorit Stalin, babait shpirtëror të komunistëve shqiptar, që mburreshin ato vite se ishin besnik të stalinizmit dhe enveristë. E patën lënë për në 14 janar, por Sigurimi një natë përpara ditës së caktuar bëri dhjetëra arrestime, i torturoi e gjymtoi në qelitë e veta, i dënoi e ndonjëri prej torturave vdiq vite më vonë.

Filloi pra të frynte e të ndihej era e ndryshimeve edhe në qëndrimin e njerëzve.

Në fund të muajit ndodhi në Tiranë grumbullimi i heshtur në sheshin përpara Pallatit të Kulturës, me pritjen se diçka do ndodhte. Pavarësisht kësaj, ajo prani e heshtur e banorëve të qytetit kryesor të vendit tregoi se njerëzit kërkonin e prisnin ndryshime. Pati dhe këtu arrestime e rrahje të të arrestuarve duke i quajtur ata organizatorë, kur dihej mirë se të tillë nuk pati, por kuptohet mirë që për regjimin ata që dolën ishin kundërshtarë.

Ramiz Alia dhe të tijtë me raprezaljet që pasuan treguan se nuk do të lejonin që ndokush të kërkonte demokratizimin e vendit si të tjerët, e aq më tepër largimin e komunistëve nga pushteti i dalë “nga gryka e pushkës”.

Në Kavajë qysh nga fundi i vitit ’89 pati fillesa protestash nëpër mbledhje me punonjësit e të dërguar nga qendra, pati dhe trakte kundër regjimit. Tentativa organizimesh pati dhe para marsit. Kjo ishte klima antiregjim që parapriu e përgatiti protestën në stadium. Atë e nxiti dhe fjala e përhapur se 5 minuta para fundit të ndeshjes ngrini dy gishta lartë. Nën këtë lajm disa të rinj bënë një trakt me thirrjen “Kushtrim” për tu ngritur kundër regjimit e për ta rrëzuar atë me forcë.

Në mes të muajit mars në Tiranë erdhi lajmi se të dielën më 25, në ndeshjen e futbollit Besa me Partizanin do ndodhte diçka, do kishte një demonstratë. Pritëm, dhe të nesërmen lajmet erdhën dhe plotë hollësira, pavarësisht heshtjes së mediave dhe institucioneve zyrtare. Për këtë ngjarje të pritshme regjimi nuk qëndroi indiferent, por dërgoi në qytet trupat speciale e sambistë. Kur ndeshja po mbaronte tifozët kavajas që mbushnin krejt stadiumin filluan të hidhnin parulla kundër regjimit, libra të diktatorit në tokë dhe u përleshën me trupat e ardhur enkas, duke dhënë shembullin e një kuraje të vërtetë e vetëmohuese. Ishin parullat emblemë për ato vite : “Liri Demokraci”, “Enver Hitler”, “Poshtë Komunizmi” “Poshtë Diktatura” e të tjera me përmbajtje të qartë politike e kundër regjimit, të shoqëruara dhe me këngë patriotike. Menjëherë ndërhyri policia e forcat speciale me të cilat u përleshën të rinjtë. Ndërkohë policia filloi të godiste pa dallim ata dhe të arrestonte disa prej tyre ata që ishin më aktivët dhe në krye të protestës.

Demonstrata pati dhe të nesërmen 26 mars për të kërkuar lirimin e të arrestuarve nga policia e Kavajës dhe të dërguar në Degën e Punëve të brendshme në Durrës. Duhet të shënojmë se në ato ditë në protesta ishin dhe gratë e vajzat e Kavajës.

Një protestë tjetër u zhvillua dhe në 29 mars kur u hap fjala se një nga të arrestuarit në Durrës Ilir Rrugeja kishte vdekur nga torturat, ndërsa vëllai i tij Rexhepi ishte në gjendje të rëndë .. Me atë rast gjithë qendrat e punës lanë punën dhe dolën në shesh, u shkua dhe në Durrës ku panë dhe dy djemtë që ishin gjallë por me shenja të qarta të torturave.

Kjo gjendje tensioni politik e mosbindje ndaj regjimit në Kavajë vazhdojë gjatë gjithë viti ‘90 në qytetin e Kavajës, madje dhe vetë dokumentacioni i kohës e quan “gjendje e rëndë”, pati dhe një të vdekur dëshmori Josif Buda, pati të arrestuar e torturuar barbarisht por dhe të dënuari si Ilir Rrugeja 1 vit burg, Qazim Karriqi dy muaj burg, Arjan Kazazi tre muaj burg, Fatmir Veliu dy muaj burg , Jak (Zija ) Shtini tre muaj burg, Selaudin Cara 6 muaj burg e të shumë të tjerë që u ndaluan nga policia për disa ditë. Të gjithë ata ju nënshtruan terrorit psikik dhe torturave të egra nga hetuesit dhe sigurimsat por nuk u përkulën.

Kjo frymë e një lëvizjeje antikomuniste për demokraci vazhdoi gjatë në Kavajë dhe sigurisht tërhoqi vëmendjen dhe simpatinë e shumicës së shqiptarëve. Shembulli i tyre i dha kurajë të tjerëve për të protestuar, i tregoi botës se shqiptarët duan ndryshime rrënjësore, çka rriti presionin ndërkombëtar ndaj Qeverisë së Partisë së Punës, që vazhdonte në rrugën e vetë të gënjeshtrave mbi realitetin shqiptar. Ajo vazhdoi për muaj të tëra në forma të ndryshme deri sa u shpall pluralizmi dhe kulmoi më 25 dhjetor me mitingun e madh për të festuar themelimin e Degës së Partisë Demokratike në Kavajë, në prani të gjithë qytetit.

Ndodhitë e atij viti historik në qytetin e Kavajës mendoj se duhet të studiohen e njihen me hollësi e saktësi, shkaqet e rrjedha e tyre, protagonistet dhunuesit dhe kjo jo vetëm mbi bazën e dëshmive të protagonistëve e të tjerëve që kanë dijeni por edhe me paraqitjen e tyre në dokumentacionin zyrtar të regjimit, që fletë qartë mbi to. Dhe kjo pandarë nga situata politike dhe ndodhitë në mbarë Shqipërinë.

Së fundi një propozim personal për Kryetarin e Bashkisë së Kavajës dhe Këshillin Bashkiak : Stadiumit të qytetit ti vihet emri “ Stadiumi 25 Marsi ”.

Previous Post

Reagon Presidenti Nishani: Presioni politik i qeverisë ndaj Gjykatës Kushtetuese akt i paprecedent

Next Post

“Time”: Ja 5 arsyet, përse ISIS ka zgjedhur Europën …!

admin

admin

Next Post
“Time”: Ja 5 arsyet, përse ISIS ka zgjedhur Europën …!

“Time”: Ja 5 arsyet, përse ISIS ka zgjedhur Europën ...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.