Një aksident me pasojë plagosjen e 8 personave ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në aksin Bulqizë-Peshkopi. Ata janë transportuar me urgjencë në spitalin e Bulqizës ku dhe po marrin ndihmën mjekësore. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur dhe forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e aksidentit. Mendohet se shkak i aksidentit ka qenë lagështira në rrugë.Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Kthesa e Bobajt”.












