Një banesë është përfshirë nga flakët në Tiranë si pasoj e një shkëndije elektrike. Një masë elektrike në katin e dytë të një banese në afërsi të Spitalit të Traumës në kryeqytet u bë shkak i një zjarri të fuqishëm, i cili përfshiu gjithë katin e sipërm të banesës. Pronarët e shtëpisë sapo evidentuan flakët lajmëruan menjëherë shërbimin zjarrfikës, i cili mbërriti shumë shpejt në vendngjarje. Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse bëri që zjarri të neutralizohej dhe të kishte vetëm dëme material.











