Kmikazët që shpërthyen një ditë më parë në aeroportin e Brukselit janë dy vëllezërit Khalid dhe Ibrahim El Bakra. Policia i ka identifikuar terroristët pasi ka analizuar të dhënat që morri nga kamerat e fshehta. Gjithashtu policia belge ka gjetur në një kosh mbeturinash kompjuterin e kamikazit Ibrahim El Bakraoui, dhe ato cfarë ai shkruante para shpëthimit të tmerrshëm ditën e djeshme në Bruksel.
Në atë testament kamikazi kishte një sërë shënimesh, mes të cilash edhe ”duhet të nxitoj, nuk di më se çfarë të bëj, nuk jam më i sigurt”. Në një tjetër pasazh ai shkruante se nuk donte “të gjendej në një qeli afër me Salah Abdeslam”.












