Dy tragete që kryejnë linjën Bari-Durrës u përplasën sot njëri me tjetrin në portin e Durrësit.
Përplasja nuk ka qënë me pasoja dhe dy mjetet e mëdha janë fërkuar njëra me tjetrën.
Litarët që mbanin tragetet u këputën duke humbur kontrollin për pak caste.
Në Durrës në momentin e incidentit kishte erë të fortë. Kapiteni Paulin Ndreu thotë se shkak i përplasjes ishte era e fortë që shkaktoi dallga të larta në afërsi të bregut.












