Një nga organizatorët e sulmeve terroriste në Bruksel ka qenë i ndaluar në vitin 2015 dhe i ekstraduar prej Turqisë për në Belgjikë. Por pavarësisht se shteti belg ishte njoftuar për rrezikshmërinë e tij, u neglizhua por që u kthye në një tragjedi.
Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan ka deklaruar ditën e sotme se një nga organizatorët e sulmeve terroriste në Bruksel ishte ekstraduar nga Turqia për në Belgjikë. Erdogan ka shtuar se autoritetet belge e liruan të dyshuarin, edhe pse autoritetet turke kishin njoftuar se personi në fjalë përbënte rrezik të lartë për sigurinë. “Një nga organizatorët e sulmeve në Bruksel u arrestua në qershor të vitit 2015 në Gaziantep, Lindje të Turqisë. Ky person u ekstradua në Belgjikë, dhe më pas u lirua, edhe pse ne paralajmëruam për rrezikshmërinë e tij”, tha Erdogan. Presidenti Erdogan nuk bëri të ditur emrin e terroritstit të eksatraduar nnga Turqia në Belgjikë.











