Një detaj interesant u zbulua mbrëmë gjatë emisionit “Opinion”. Gazetarja Erisa Zykaj e cila raporton per mediat shqiptare nga Brukseli tha se avokati i Salah Abdeslam, terroristit të arrestuar pak ditë më parë si koka e atentateve të 13 nëntorit në Paris, ka qenë edhe avokati i shqiptarit Altin Arapi, i dënuar me burg përjetë në vendin tonë si një nga anëtarët e organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”.

Ai përfaqësohej nga avokati G.H. Beauthier që punon në Bruksel, i cili mësohet se ka klient edhe terroristin Salah Abdeslam.
Ai njihet si avokat që përzgjedh akuza që lidhin klientët e tij me terrorizmin











