Shtohen masat e sigurisë në aeroportin e Rinasit. Forcat speciale kanë marrë kontrollin e aeroportit, pavarësisht se nuk ka pasur ndonjë sinjal sulmi terrorist.
Ky është rasti i parë kur gjendja e sigurisë në Tiranë ndryshon duke rritur gadishmërinë e forcave speciale pasi atentate terroriste kanë ndodhur në Europë.
Edhe kryeministri i Shqiperise Edi Rama i eshte bashkuar zerave të politikës europaine që dënojnë aktet terroriste të Brukselit.
“Bombat qe mbjellin vdekje per te pafajshmit ne zemren e Europes do ta ringrene Europen per ta fituar ne emer te lirise kete lufte te re!”, deklaron Rama











