Mazhoranca shkeli sot rregulloren e Kuvendit duke zhvilluar një mbledhje të paligjshme pasi drejtimin e tij e bëri sekretarja e komisionit Vasilika Hysi. Sipas rregullores së Kuvendit, Komisionin e drejton Kryetari dhe në mungesë të tij e drejton nënkryetari. Ndërsa Sekretari i Komisionit, në këtë rast Vasilika Hysi, bën numërimin e votave dhe verifikimin e procesverbaleve.
Bojkoti i Partisë Demokratike ka futur në ngërç një nga komisionet më të rëndësishme parlamentare, atë të Ligjeve. Kësisoj, edhe mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve është e paligjshme nga ana proceduriale pasi Sekretari i Komisionit ka drejtuar mbledhjen në kundërshtim me Rregulloren e Kuvendit.












