• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Kongresi përfundoi, çfarë do të hamë dhe kur do të fillojmë të punojmë

admin by admin
21 March, 2016
in Politika
0
Kongresi përfundoi, çfarë do të hamë dhe kur do të fillojmë të punojmë
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ilir Sinanaj

 

ilir sinanaj, vogel

Ilir Sinanaj

Që të marrësh 1 milionë vota në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 e më pas të korrësh po një fitore të thellë në zgjedhjet vendore të vitit 2015 dhe po në këtë vit të fillosh të merresh 5 muaj me propagandë (vazhduar në vitin 2016) për të rritur radhët e anëtarëve të forcës politke, duke mos ngurruar të “justifikohesh” pa reshtur kundrejt një opozite të tkurrur numerikisht, këtë mund ta bënte vetëm lidershipi i Partisë Socialiste! Por çfarë po ndodh realisht me Partinë Socialiste?

Reforma që duket nuk do kallauz
Këto 5 muajt e fundit forca politike që përbën pjesën më të rëndësishme të qeverisë është marrë me fushata anëtarësimesh, ku qytetarë të ndryshëm, në dalje publike të pasyquara drejtpërdrejtë nga media, kanë folur për historitë e tyre të suksesit, duke “u ngatërruar” e duke falenderuar “pa dashje” partinë dhe jo qeverinë, që mundësoi terrenin e suksesit të tyre. Rezultati i kësaj shfaqjeje, e ngjashme me “fushata tufëzimi apo mbarështimi” të ndërmarrë nga Partia Socialiste, jo vetëm nuk ia kanë përmirësuar imazhin kësaj force politke, por përkundrazi ato kanë lënduar tmerrësisht shpirtin e socialistëve të ndershëm, që kanë intelekt, që përballojnë me punë e vullnet të palodhur vështirësitë e jetës dhe që i kanë dhënë votën sa e sa herë… Nga ana tjetër lind pyetja, kur kryeministri Edi Rama deklaron sukseset e qeverisë të përqafuara nga shqiptarët, të cilët e kanë mbështetur me votë plebeshitare si në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 ashtu edhe në ato vendore të vitit 2015, pse vallë i duhen anëtarë të rinj Partisë Socialiste, që t’i bashkohen kësaj force në mënyrë kaq të mediatizuar, duke folur për “sukseset” e qeverisë? Shqiptarët e kanë votëbesuar fuqishëm 2 herë rresht Partinë Socialiste dhe normalisht reformat që duken nuk duan kallauz. Por mos vallë, lindin hipotezat nga sa më lart, qeveria nuk është në pritshmëritë e duhura të votave të shqiptarëve dhe a mos vallë, për rrjedhojë, Partia Socialiste e ka nisur më herët fushatën zgjedhore për vitin 2017? Por mbi të gjitha, a është lidershipi i Partisë Socialliste kaq i sigurt se shqiptarët janë mjaftueshëm “idiotë” sa pas këtyre shfaqeve, elektorati i tyre do të fuqizohet dhe intelektualët do të vazhdojnë ta mbështesin këtë forcë politke?

“Qëllimi” i Kongresit
Gjithçka ndodh për një arsyes. Nëse reformat e ndërmarrë nga qeveria do të ishin të frytshme dhe do të vënin në lëvizje kapitalin njerëzor shqiptar, atëherë nuk kishte fare pse Edi Rama të shpërndanta tesëra partie anembanë Shqipërisë. Por unë mendoj se lidershipi socialist është i ndërgjegjshëm për pamundësinë për të bërë ndryshimin, për të cilin qytetarët votuan mazhorancë e majtë, dhe kështu krijohen gjithë këto shfaqje mediatike për të tërhequr vëmendjen dhe për të siguruar votat për zgjedhjet e ardhshme. Kulmi i këtyre shfaqjeve mediatike ishte “zhurmnaja rilindase” me siglën e Kongresit. Mediatizimi i rromuzeve dhe përplasjeve ndër eksponentë të lartë të Partisë Socialiste, nuk ishte gjë tjetër vetëm heqja e vëmendjes nga pyetja e shumë shqiptarëve: Ҫfarë do të hamë dhe ku do të punojmë për të fituar para për të ngrënë? Nuk pamë në Kongresin e Partisë Socialiste parashtrim idesh konkrete për të rigjallëruar këtë forcë politike. Por e gjithë atmosfera para dhe pas Kongresit është një vërtetues i saktë se parashtirm idesh konkrete dhe progresiste nuk do të kishte.


Alternativa e opozitës   

Partia Socialiste ka të gjithë “të drejtën” e saj “të tallet” me shqiptarët, duke “abuzuar” kështu me besimin e tyre të shprehur në votë. Por ndërkaq, një element që lidershipi socialist nuk e futi në ekuacionin e tyre është fakti se ato nuk janë e vetmja alternativë në spektrin politik. Nëse deri pak më parë socialistët kishin bindjen se nga opozita (kryesisht Partia Demokratike) nuk kishte alternativë, mund të themi se një nga nismat e Departamentit të Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit të kryesuar nga Jamarbër Malltezi se është në rrugë e sipër për të “zhbërë” këtë bindje. Bëhet fjalë për nismën e referendumit që lidhet me moslejimin e ndërtimeve në Parkun e Liqenit.
E parë në prapaskënën politike në këtë referndum luhet më shumë sesa mostjetërsimi i Parkut të Liqenit. Referendumi do të jetë gjithashtu një tregues interesant sesa mbështetje ka realisht Partia Socialiste në mënyrën sesi vepron. Nëse fushatat e anëtarësimeve në Partinë Socialiste dhe Kongresi i saj ishin ngjarje mbi të cilat lidershipi i Partisë Socialiste e kishte më të thjeshtë t’i kontrollonte dhe t’i propagandonte sipas agjendës së vet, në rastin e referendumit për Parkun e Liqenit, situata kontrollohet nga vullneti i qytetarëve. Nisma e referendumit për Parkun e Liqenit na sjell edhe një opozitë ndryshe, një opozitë që thyen steriotipet e militantëve socialistë, pasi kemi të bëjmë me një opozitë që parashtron ide dhe kërkon përfshirjen e qytetarëve. 

Referendumi më shumë se gjelbërimi
Parku i Liqenit është një nga zonat e pakta të gjelbëra të kryeqytetit, për të cilën kryeqytetarët janë shumë të ndjeshëm. Pra nuk është një zonë e çfarëdoshme. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i ka paraqitur si të dëshiruara nga qytarët “ndërhyrjet e ndërtimeve” që po ndërmerren në Parkun e Liqenit. Ndërkohë, prej disa ditësh kemi pasur një reagim kundra nga ana e shoqërisë civile në lidhje me punimet që kanë filluar brenda zonës së Parkut të Liqenit. Kjo do të thotë se ka një kakofoni midis bashkisë së Tiranës dhe shoqërisë civile për atë që konsiderohet “e duhur” për të mirën e përgjithshme. Për këtë arsye, Departamenti i Mjedisit, Pyjeve dhe Turizmit pranë Partisë Demokratike ka ndërmarrë nismën për mbajtjen e një referndumi për ta zgjidhur këtë çështje në mënyrë demokratike. Mbajtja e një referndumi do të ishte një fitore e madhe për opozitën, duke qenë se do t’u tregonte qytetarëve se është në gjendje të ndërmarrë me sukses nisma që i interesojnë publikut. Dhe mbajtja e referendumit për Parkun e Liqenit është shumë herë më e vlefshme nga pikëpamja e dobishmërisë qytetare sesa e gjithë fushata e anëtarësimeve të reja të Partisë Socialiste, duke përfshirë edhe Kongresin e saj. Për këtë arsye “Rilindasive” nuk do t’u interesonte që pas 5 muajve politisht abstraktë përpara qytetarëve, opozita të dilte publikisht me një nisëm konkrete. Nga ana tjetër mbajtja e referendumit është një sfidë e drejtpërdrejtë për krybashkiakun e ri, Erjon Veliaj, i cili nëpërmjet rrjetit të tij social “Facebook” dhe daljeve mediatike na shfaqet si personi politik më i dashur i kryqytetarëve. Po sikur në rast se mbahet referendumi për Parkun e Liqenit dhe vullneti i qytetarëve të jetë i tillë, që bie ndesh me dëshirat e kryebashkiakut, çfarë efekti do të kishte kjo jo vetëm tek Erjon Veliaj por edhe tek lidershipi socialist? Për sa u tha më lart referendumi për Parkun e Liqenit do të jetë një nga sprovat më të mëdha si për Jamarbër Malltezin ashtu edhe për Erjon Veliajn. I pari duhet t’u tregojë qytetarëve sesa në gjëndje është Partia Demokratike t’i përfaqësojë ata me ide dhe të çojë me sukses deri në fund një nismë me interes të madh publik, ndërsa i dyti duhet t’u tregojë qytetarëve se Partia Socialiste se kishte bërë “investimin e duhur”, duke e zgjedhur atë si kandidatin e vet për bashkinë më të madhe në vend.    

Previous Post

DETAJE/ Avioni me drogë, 3 të ndaluarit pjesë e një grupi të njohur

Next Post

VIDEO/ Vlora nesër në protestë: Eja dhe ti, t’i themi STOP kësaj gjendje!

admin

admin

Next Post
VIDEO/ Vlora nesër në protestë: Eja dhe ti, t’i themi STOP kësaj gjendje!

VIDEO/ Vlora nesër në protestë: Eja dhe ti, t'i themi STOP kësaj gjendje!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.