Konferenca Gjyqësore zgjodhi dy anëtarë të rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë pas votimit të mbi 300 gjyqtarëve nga i gjithë vendi.
Ridvan Hado, gjykatës në gjykatën e Apelit Tiranë dhe Neritan Cena, gjyqtar i Gjykatës së Tiranës arritën të grumbullonin më shumë vota.
Hado mori gjithsej 253 vota ndërsa Cena 280 vota duke lënë pas kandidatin tjetër në garë Dhimitër Lara, gjyqtar i Apelit për Krimet e Rënda.
Me reformën në drejtësi, Këshilli i Lartë i Drejtësisë copëtohet në disa institucione.











