Policia e Elbasanit ka arrestuar një person pasi u kap me 3 kg lëndë plasëse tritol dhe 100 kapsolla detonatorë.
I arrestuari është Gani Xhaja, 55-vjeçar, banues në Mlizë të Elbasanit.Policia kishte informata se Xhaja shiste lëndë plasëse dhe ushtroi kontroll në banesën e tij.
Aty gjeti 3 kg tritol dhe 100 kapsolla detonatorë. Sipas hetimeve, Xhaja do t’i shiste këto për qëllime të ndryshme kriminale.













