Pasi policia ka mbërritur menjeherë në vendngjarje, ekspertët kanë prerë fijet e dy pakove të dyshimta që u gjetën në automjet. Pakot janë dërguar në laborator ku do të behet ekzaminimi i metejshem i tyre.
Pak me parë policia njoftoi se njëpako me eksploziv dyshohet se është gjendur në automjetin Benz me targa AA877 GZ. Automjeti është në pronësi të shtetasit Shefqet Rrapi. Eksplozivi u gjet poshtë sedilies së pasme të Benzit. Denoncimi në polici është bërë nga ana e pronarit. Automjeti ndodhej në rrugën “Sytki Cico”, përball shkollës “Niket Dardani”. .











