Ka shpëtuar mrekullisht nga goditja me thikë një 19-vjeçar në Shkozë. Policia e Tiranës njofton se shtetasi Arjol Xenollari, 21 vjeç pas një konflikti te çastit ka goditur me thikë në shpatull 19-vjeçarin, K.Selmani. Ai u transportua në spital dhe për fat, mjekët njoftojnë se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar Arjol Xenollari, 21 vjeç, është kapur dhe ndaluar nga policia. Gjithashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale thika me të cilën është kryer krimi.











