Pas një konflikti të çastit midis dy të rinjve në Shkozë, është plagosur me thikë në shpatull, K. Selmani, 19 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve të policisë Vendore të Tiranës, mësohet se autori i dyshuar Arjol Xenollari, 21 vjeç, i cili është ndaluar nga policia.
Gjithashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale thika me të cilën është kryer krimi.












