• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Instituti Republikan Amerikan do të ndihmojë PD

admin by admin
20 March, 2016
in Politika
0
Instituti Republikan Amerikan do të ndihmojë PD
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti Republikan Amerikan ka mirëpritur dhe inkurajuar nismën e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha që 35% e listës së kandidatëve për deputet në Kuvendin e Shqipërisë të jenë të rinj. Presidenti i Institutit Republikan Amerikan, Mark Green theksoi në takimin me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha se, “Në Shqipëri ka ardhur koha për një demokraci të re. Kemi besim tek lidershipi juaj dhe nen lidershipin tuaj, zoti Basha gjërat do të ndryshojnë në Shqipëri”.
Basha ka kërkuar ndihmën e IRA për të implementuar në standardet më të larta të mundshme modelin amerikan për përzgjedhjen e kandidatëve të rinj për deputet në Kuvendin e Shqipërisë, gjë që u mirëprit me kënaqësi nga Green. Në bashkëpunim dhe me Fondacionin për Liri dhe Demokraci, Instituti Republikan Amerikan do të ndihmojë në trajnimin e të rinjve dhe grave në politikë.
Rrjeti i Profesionistëve dhe Sipërmarrësve Shqiptaro-Amerikan, APEN, organizoi një pritje me rastin e 25-vjetorit, të ri-vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Republikën e Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. I ftuar nderi ishte kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Basha ka vlerësuar rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-ve në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, në Pavarësinë e Kosovës, vendosjen dhe ruajtjen e normave dhe standardeve demokratike. Për të arritur destinacionin final integrimin europian dhe standardet më të larta të demokracive perëndimore. Për Lulzim Bashën duhet një bashkëpunim dhe kompromis i madh. Për këtë, tha Basha koha kërkon të rinjtë të jenë aktiv dhe të kontribuojnë me modelin e tyre për të arritur atje ku shqiptarët duan.
“E di që ka shumë njerëz që thonë se nganjëherë gjuha politike është shumë e ashpër dhe aksionet politike shumë të forta, por unë gjithashtu mendoj se ne mund të shohim më thellë për të ndërtuar ura besimi mes njëri-tjetrit. Para së gjithave, ne jemi shqiptarë pavarësisht demokratë apo socialistë, dhe duhet të kërkojmë për mundësitë e kompromisit për të mirën e interesave të shqiptarëve. Mund t’u them sonte se asnjë kompromis nuk mund dhe nuk do të bëhet nëse nuk arrihet dhe ndërtohet në principet e demokracisë dhe funksionet e shtetit ligjor. Asnjë kompromis nuk mund dhe nuk do të bëhet nëse nuk vjen për mundësi të barabarta për të gjithë, për të ndërtuar modelin e duhur dhe jo atë të gabuar. Modele që të promovojnë të aftin, të atyre që duhet të fitojnë nga rezultati dhe jo nga nënshtrimi i kundërshtarit. Modele që vlerësojnë të rinjtë që studiojnë shumë, familjet që mbështesin shkollimin profesional të fëmijëve të tyre e që shumë herë sakrifikojnë edhe bukën e gojës, dhe jo modelin që promovon krimin dhe që e vesh me pushtet politik. Anija jonë drejtohet nga perëndimi. Standardet tona janë si standardet e këtyre vendeve të mëdha demokratike dhe për këtë u premtoj një betejë te fortë deri në fitoren e saj. Duhet të jetë një betejë e përbashkët dhe kjo kërkon sjelljen e gjakun të ri për të investuar për të ardhme. Një javë para se të udhëtoja në SHBA, unë shpalla vendimin për t’i propozuar Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike diçka që është e pazakontë jo vetëm për Shqipërinë dhe Ballkanin, por për Europën por që është diçka që ju jeni mësuar këtu në SHBA; 35 për qind që do të thotë 39 kandidatë për anëtarë parlamenti nga Partia Demokratike e Shqipërisë në zgjedhjet e ardhshme do t’i përkasin një brezi vajzash e djemsh më të rinj se 35 vjeç të zgjedhur sipas stilit demokratik amerikan të primareve”, u shpreh Basha.

Previous Post

Koço Kokëdhima përgatitet të lërë mandatin e deputetit, ndaj konkurroi dhe fitoi një vend në Asamblenë e PS

Next Post

FITUESIT/ Përfundon numërimi shpallen anëtarët e Asamblesë së re Kombëtare të PS-së

admin

admin

Next Post
FITUESIT/ Përfundon numërimi shpallen anëtarët e Asamblesë së re Kombëtare të PS-së

FITUESIT/ Përfundon numërimi shpallen anëtarët e Asamblesë së re Kombëtare të PS-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.