Një aksident tragjikë ajror ka ndodhur në orët e parë të ditës së shtunë në Rusi. Avioni me të paktën 61 persona në bord është rrëzuar në aeroportin e qytetin jugor Rostov-on-Don.
Avioni, një Boeing 738-800, i kompanisë “FlyDubai” ishte nisur nga Dubai, ndërsa si destinacion kishte pikërisht Rostovin. Mediat ruse shkruajnë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 03:50 me orën lokale, ndërsa avioni është aksidentuar në tentativë për t’u ulur në aeroport.
Raporte ende të pakonfirmuara thonë se 55 pasagjerët dhe 6 anëtarë të ekuipazhit kanë mbetur të vdekur, por ende nuk kemi pasur një deklaratë zyrtare.
Shkaqet e rrëzimit janë ende të paqarta, por era e fortë dhe ndriçimi jo i duhur i pistët mendohen si faktorë që kanë ndikuar në aksident.











