Ish-polici i forcave speciale të Gjirokastrës Eduard Budini pranoi sot se ka kryer grabitjen e taksisë në Tiranë disa muaj më parë.
Budini shpjegoi se grabitja nuk është ves i tij. “Isha i dehur pasi sapo isha ndarë nga gruaja” , tha polici ndërsa shpjegoi rrethanat e krimit.

Edhe prindërit e Budinit deklaruan për mediat se i biri nuk ishte hajdut. Ata shpjeguan se ai ka probleme familjare dhe gjithë familja e tyre është në gjendje të rëndë ekonomike.
Gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg për policin i cili i identifikua nga qytetarët pas disa muajsh hetim të pasuksesshëm nga policia.











