Një automjet i cili ishte duke lëvizur është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës në Shkodër.
Drejtuesi i makinës nuk është dëmtuar, ndërsa është shoqëruar nga policia për tu marrë në pyetje në lidhje me konflikte të mundshme që mund të ketë me persona të tjerë. Identiteti i personit nuk bëhet i ditur ndërsa nuk dihen rrethanat e ngjarjes . Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.











