Atentati ndaj ish-Policit Ajet Zeqaj, i cili u vra ditën e djeshme në rrugën “Nikolla Tupe” në zonën e ish-Bllokut në Tiranë po hetohet në dy pista. E para lidhet me disa borxhe që ish polici mund të ketë ndaj disa personave, borxhe të cilat janë refuzuar të paguhen. Ndërsa pista e dytë lidhte me mundësinë e përfshirjes së Zeqajt në trafikun e drogës në Francë.
Kjo pistë u përmend edhe mbrëmë nga policia pas disa verifikimeve por më pas nuk u përmend më.
Policia e Shtetit po komunikon me autoritetet franceze për më shumë të dhëna në lidhje me këtë pistëm sipas disa burimeve të besueshme nga policia.
Ndërkohë hetimet për të gjetur vrasësin e ish-policit po vijojnë me intensitet. Deri tani janë pyetur disa dëshmitarë ku ndër më kryesori është kushëriri i tij që ndodhej me të në castin e atentatit. Ndërsa janë sekuestruar 10 kamera sigurie të disa lokaleve në afërsi të vendit të krimit.











