Këshilli i Prokurorisë përzgjodhi sot 5 emra për të drejtuar disa nga prokuritë e vendit. Kryeprokurori Adriatik Llalla ka marrë tre propozime për t’u emëruar në prokuroritë e Sarandës, Pukës dhe Lushnjes.
Votimi ka qënë i hapur dhe anëtarët zgjodhën Edison Ademin si drejtues i prokurorisë në Sarandë, Elidjan Kasajn në Pukë dhe Clirim Shahinin në Lushnje.
Këshilli përzgjodhi edhe dy emrat e zëvendës drejtuesve në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ata janë Elisabeta Imeraj dhe Gentian Osmani.












